Hoti përsërit qëndrimin për Sejdiun: Vota ime do të jetë kundër, s’do të qëndroj as në sallë

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka deklaruar se nuk do ta mbështesë me votë kandidatin e propozuar për president të Kosovës, Bekim Sejdiu.

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, Hoti ka theksuar se qëndrimi i tij mbetet i pandryshuar dhe se vota e tij do të jetë kundër kandidaturës së Sejdiut.

Ai bëri të ditur gjithashtu se nuk do të qëndrojë në sallën e Kuvendit për të kontribuar në sigurimin e kuorumit të nevojshëm për zhvillimin e procesit të votimit.

“Vota ime do të jetë kundër, e kam deklaruar dje. Nuk ka ndryshim. Unë nuk do të qëndroj as në sallë për ta bërë kuorumin. E kam bërë të qartë dje, besoj është e qartë për secilin”, ka deklaruar Hoti.

Ndryshe, kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut janë deklaruar edhe pesë deputetë të tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se në mbledhjen e Grupit Parlamentar, përveç Avdullah Hotit, edhe Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Jeta Krasniqi kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Sejdiun për president.

Të ngjashme

Të fundit