10.3 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Hoti për ikjen e Kurtit nga drejtësia: Po e njollosë demokracinë në Kosovë e rendin kushtetues

- Advertisement -

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka shkruar në lidhje me ikjen e Kurtit nga drejtësia, pasi s’po shkon në Prokrori Speciale për të dëshmuar në lidhje me skandalin me rezervat shtetërore.

Hoti ka përmendur faktin se mediat ndëkombëtare i kushtuan ballina kryesore situatës së krijuar, pasi Kryeministri ynë s’po bashkëpunon me drejtësinë.

Postimi i plotë:

Refuzimi i Kurtit për t’u paraqitur në prokurori është përdhosje e shtetit dhe institucioneve të Kosovës, të cilat janë ndërtuar me sakrifica të mëdha e me mbështetjen e parezervë të miqve.

Me këto sjellje, Kurti po i vë njollë rendit kushtetues dhe demokracise në Kosovë, e cila merret si shembull në rajon dhe më gjerë.

Sot, Kosova ka qenë në titujt e mediave ndërkombëtare për këtë sjellje të Kurtit.

Por ky nuk e ka për herë të parë që i vë njolla shtetit të Kosovës. Njësoj ka ndodhur edhe kur gjuante gaz në Kuvend, apo kur protestonte disa ditë para shpalljes së pavarësisë.

Barazia para ligjit është fundamenti i demokracisë. Nuk ka rrugë tjetër, nuk ka shpëtim askush nga drejtësia. Është vetëm çështje kohe.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit