8.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Hoti pas marrëveshjes së Ohrit: Më në fund po lëvizim drejt hapave konkret për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë

- Advertisement -

Kryetar i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Andin Hoti dhe njëherësh djali i veprimtarit të çështjes kombëtare Ukshin Hoti, ka reaguar pas dakordimit të ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për aneksin e zbatimit të planit evropian.

Hoti ka thënë se është duke shpresuar që pas 24 viteve “më në fund po lëvizim drejt hapave konkret për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë”.

Ndër tjera ai ka shtuar se fal aleatëve të Kosovës, u arrit që t’i imponohet Serbisë që të bëjë zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Postimi i plotë:

Të respektuar qytetarë,

𝗣𝗶𝗸𝗮 𝟰 𝗲 𝗮𝗻𝗲𝗸𝘀𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗮𝗿𝗿𝗲̈𝘃𝗲𝘀𝗵𝗷𝗲𝘀:
• 𝗣𝗮𝗹𝗲̈𝘁 𝗽𝗮𝗷𝘁𝗼𝗵𝗲𝗻 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗶𝗿𝗮𝘁𝘂𝗮𝗿 𝗗𝗲𝗸𝗹𝗮𝗿𝗮𝘁𝗲̈𝗻 𝗽𝗲̈𝗿 𝗣𝗲𝗿𝘀𝗼𝗻𝗮𝘁 𝗲 𝗭𝗵𝗱𝘂𝗸𝘂𝗿, 𝘀𝗶𝗰̧ 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗻𝗲𝗴𝗼𝗰𝗶𝘂𝗮𝗿 𝗻𝗲̈ 𝗸𝘂𝗮𝗱𝗲̈𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗶𝗮𝗹𝗼𝗴𝘂𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝗺𝗷𝗲𝘁𝗲̈𝘀𝘂𝗮𝗿 𝗻𝗴𝗮 𝗕𝗘-𝗷𝗮, 𝘀𝗶 𝗰̧𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗷𝗲 𝘂𝗿𝗴𝗷𝗲𝗻𝘁𝗲.

Shpresoj që më në fund po levizim drejt hapave konkret për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë. Per gati 24 vjet fati i tyre është mbajtur peng nga marrëdheniet tona normale. Njerezit tanë nuk e kanë merituar një trajtim kaq brutal edhe pas perfundimit të luftes.
Prandaj, me ndihmen e miqve tanë, sot arritem ta imponojmë adresimin e drejtë të përgjegjësisë për të zhdukurit, si viktima të luftës që kërkojnë jo vetëm zgjidhje por edhe drejtësi në bazë të konventave ndërkombëtare.

Deklarata, e cila pritet të miratohet, ka për qëllim përveç tjerash, marrjen e informatave për të gjithë personat e zhdukur nga Serbia, si dhe trajtimin e dinjitetshëm të tyre si persona të zhdukur me forcë.

Mos miratimi dhe pastaj zbatimi i kësaj deklarate nga ana e Serbisë, nënkupton shkelje të marrëveshjës dhe aneksit të saj të garantuar nga Bashkimi Evropian.

𝗣𝗶𝗸𝗮 𝟲
• 𝗣𝗮𝗹𝗲̈𝘁 𝗯𝗶𝗲𝗻 𝗱𝗮𝗸𝗼𝗿𝗱 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗸𝗿𝗶𝗷𝘂𝗮𝗿 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗞𝗼𝗺𝗶𝘁𝗲𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗣𝗲̈𝗿𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝘁 𝗠𝗼𝗻𝗶𝘁𝗼𝗿𝘂𝗲𝘀, 𝘁𝗲̈ 𝗸𝗿𝘆𝗲𝘀𝘂𝗮𝗿 𝗻𝗴𝗮 𝗕𝗘-𝗷𝗮, 𝗯𝗿𝗲𝗻𝗱𝗮 𝟯𝟬 𝗱𝗶𝘁𝗲̈𝘀𝗵. 𝗭𝗯𝗮𝘁𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝘁𝗲̈ 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵𝗮 𝗱𝗶𝘀𝗽𝗼𝘇𝗶𝘁𝗮𝘃𝗲 𝗱𝗼 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗶𝗴𝘂𝗿𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗺𝗯𝗶𝗸𝗲̈𝗾𝘆𝗿𝗲𝘁 𝗻𝗴𝗮 𝗞𝗼𝗺𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶 𝗶 𝗣𝗲̈𝗿𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝘁 𝗠𝗼𝗻𝗶𝘁𝗼𝗿𝘂𝗲𝘀.

Komiteti i përbashkët i kryesuar nga BE e ka për obligim tashmë, të siguroj zbatimin e deklaratës për persona të zhdukur, pas miratimit të saj.

Ne, dje kemi arritur që çështjen e personave të zhdukur ta trajtojmë si çështje të veçantë, me paragraf të veçantë, si dhe si qështje urgjente.

Zotimi me deklaraten për persona të zhdukur si deklaratë e veçantë në kuadër të marrëveshjes, tregon se çeshtja e të zhdukurve nuk është thjesht një ndër temat, por është kryetema që i paraprin të gjitha çështjeve të tjera drejt normalizimit dhe njohjës në të ardhmen.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=759045635585086&id=100044389699055&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit