Avdullah Hoti, ish-kryeministër i Kosovës, ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për të ulur pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Hoti në Facebook, ka thënë se në këtë kohë krize, me inflacionin më të lartë në 30 vite pagat duhet të rriten jo të ulen.
Tutje, deputeti i LDK-së, ka thënë edhe se pagat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të preken dhe se, vendimi i sotëm i qeverisë është joligjor.
Më tej, Hoti ka shtuar se, deri në miratimin e ligjit të pagave, duhet të rriten pagat së paku sa norma e inflacionit për arsim, shëndetësi, administratë, polici, FSK dhe, në sektorët e tjerë që janë me paga të ulëta.
Postimi i plotë:
Në kohë krize, me inflacionin më të lartë në 30 vite, pagat duhet të rriten e jo të ulen.
Pagat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të preken. Vendimi i sotëm i Qeverisë është joligjor. Kjo çështje është shqyrtuar në shkurt 2020 kur është marrë vendimi për uljen e pagave vetëm për kabinetin qeveritar nga koalicioni i atëhershëm VV-LDK, e jo edhe për sistemin e drejtësisë. Këta që sot e kanë marrë këtë vendim, e dinë mirë se vendimi është joligjor.
Deri në miratimin e ligjit të pagave, duhet të rriten pagat së paku sa norma e inflacionit pët arsim, shëndetësi, administratë, polici e FSK dhe sektorë të tjerë që janë me paga të ulëta.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=685865126234338&id=100044325704635&mibextid=Nif5oz