Ballina

Hoti: Në Bruksel do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes të arritur në villat e Titos

By GAZETA SCANNER 1

September 13, 2023

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se për takimin e së enjtes të nivelit të lartë të kryeministrave nuk mund të kemi pritje jorealiste.

Ai ka thënë se në këtë takim do të diskutohet për zbatimin e “Marrëveshjes së arritur në villat e Titos në Ohër”.

Hoti ka thënë se nuk mund të pritet për negocim të njohjes reciproke, pasi sipas tij kryeministri Kurti ka hequr dorë nga kjo.

“Të jemi të qartë e të mos kemi pritje jorealiste për takimin e nesërm për dialog në Bruksel: Nesër negociohet vetëm për zbatimin e Marrëveshjes së arritur në villat e Titos në Ohër. Nuk negociohet për njohje reciproke, pasi Kosova ka hequr dorë nga njohja reciproke si kompromis për të arritur Marrëveshjen e Ohrit. Bërjen e këtij kompromisi e dëshmoi vetë kryenegociatori i Kosovës para disa dite në media të huaja”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Të enjten në Bruksel, do të takohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq, me ndërmjetësimin e Shefit të diplomacisë së BE-së Josep Borrel dhe të dërguarit për dialog Miroslav Lajçak.