7.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Hoti: Marrëveshja duhet të jetë përfundimtare, për njohje reciproke

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklarimit të kryeministrit Albin Kurti se Kosova do të pranojë propozimin e Bashkimit Evropian.

Hoti tha se marrëveshja me Serbinë duhet të jetë përfundimtare, e jo e ndërmjetme.

Madje ai theksoi se ajo duhet të jetë ligjërisht e obligueshme dhe e cila ratifikohet në Kuvendet e të dyja vendeve.

Sipas Hotit ajo duhet të jetë për njohje reciproke.

Postimi i plotë:

Marrëveshja me Serbinë duhet të jetë:
1. PËRFUNDIMTARE – e jo e ndërmjetme, sepse ndryshe mbetet problem i hapur për të ardhmen dhe kjo e rrit pasigurinë politike në gjithë rajonin;
2. LIGJËRISHT E OBLIGUESHME – që ratifikohet në Kuvendet e të dyja vendeve;
3. ME GARANCI NDËRKOMBËTARE – ku BE dhe ShBA marrin përsipër obligime të caktuara që burojnë nga marrëveshja, në veçanti lidhur me integrimin euro-atlantik të Kosovës;
4. PËR NORMALIZIM TË MARRËDHËNIEVE – ku adresohen të gjitha çështjet mes dy vendeve bazuar në standardet evropiane të fqinjësisë së mirë; dhe
5. PËR NJOHJE RECIPROKE.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit