Hoti kritikon qeverinë: Shpenzuan mbi 2 mld. euro buxhet, s’mund t’i përmendin tri projekte madhore

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë në detyrë se ka shpenzuar 2.7 miliardë euro buxhet në shpenzime kapitale gjatë viteve 2021–2025, por që, sipas tij, e njëjta nuk mund t’i përmend tri projekte madhore të vetme që i arsyetojnë gjithë këto shpenzime.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti shton se gjithë ky buxhet i shpenzuar do të mund të arsyetohej sikur të ishin përfunduar se paku disa nga projektet e premtuara: autostrada e Gjilanit, hekurudha Prishtinë–Durrës (të ishte nisur), rruga dhe tuneli Prizren–Tetovë, autostrada Prishtinë–Merdar, lidhja e dy autostradave ekzistuese përmes segmentit Lipjan–Shtime–Duhël, aeroporti i Gjakovës, rrugët rajonale për Pejë, Podujevë, Mitrovicë e Gjakovë dhe segmente të tjera më të vogla dhe centrali me gaz.

“Por, asnjë nga këto projekte nuk është përfunduar. Disa prej tyre as që janë nisur.  A ka qenë e mundur të përmbylleshin shumica e këtyre projekteve, ndërkaq disa prej tyre të ishin duke u realizuar? Absolutisht që po. A ka pasur buxhet të mjaftueshëm për këto projekte? Absolutisht që po. Disa ishin të parapara në buxhetin e rregullt, e disa me kredi dhe mbështetje ndërkombëtare”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Pos tjerash, ai tha se nëse këto projekte do të realizoheshin, atëherë, sipas tij, ekonomia e Kosovës do të lulëzonte.

Imagjinojeni ekonominë e Kosovës me këto projekte të përfunduara:

“Kosovës i duhet një qeveri normale që menaxhon zhvillimin ekonomik. Kosovës nuk i duhet një qeveri që krijon kriza, e pastaj merret me menaxhimin e tyre”.

Të ngjashme

Të fundit