14.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Hoti kritika për Qeverinë e Kurtit: Kjo formë e qeverisjes duhet të ndërpritet me votë demokratike

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, i ka bërë disa kritika në adresë të Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Hoti tha se kjo formë e qeverisjes duhet të ndërpritet me votë demokratike.

Ai i renditi disa nga ankesat që i paraqiti.

“Përmbyllja e këtij mandati qeverisës i gjen familjet në përballje me çmime të larta, paga të ulëta, mungesë të investimeve nga Qeveria dhe ikje masive të të rinjve. Ankesat kryesore lidhen me:
1. Çmimet e larta në artikujt e përditshëm,
2. Rritjen e tatimit në pronë,
3. Rritjen e çmimit të energjisë”.

“Derisa rritja e çmimit të artikujve është ndikuar nga kriza globale, rritja e tatimit në pronë dhe e çmimit të energjisë është bërë me vendime të qeverisë dhe institucioneve vartëse”, theksoi ai.

Deputeti i LDK-së takoi strukturat e nëndegëve të bashkësive lokale në Qifllak dhe Kramovik.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit