Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar qeverinë për, siç e cilëson ai, degradimin e diplomacisë së Kosovës gjatë pesë viteve të fundit.
Përmes një reagimi publik, Hoti tha se Marrëveshja e Uashingtonit nuk është zbatuar tash e gjashtë vjet, duke theksuar se Qeveria e Kosovës ka refuzuar projektin amerikan të gazit, pavarësisht përpjekjeve të vendeve evropiane për të reduktuar varësinë nga gazi rus.
Sipas tij, ndonëse është refuzuar Marrëveshja e Uashingtonit, Kosova ka pranuar Marrëveshjen e Ohrit, e cila, sipas deklarimeve të emisarit të Bashkimit Evropian, Peter Sørensen, përbën obligim ndërkombëtar për Kosovën.






