5.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Hoti këshillon Kurtit: Gjeni modalitetet e nevojshme për arritjen e marrëveshjes

- Advertisement -

Ish -kryeministri Avdullah Hoti tani deputet në Kuvendin e Kosovës ka folur për vizitën e pesë emisarëve që kanë ardhur në Prishtinë për bisedime rreth planit franko-gjerman.

Hoti ka shkruar se sot, është një ditë e rëndësishme që së bashku me aleatët, të definohen hapat në procesin e dialogut për marrëveshjen përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Sot, është një ditë e rëndësishme që së bashku me aleatët, të definohen hapat në procesin e dialogut për marrëveshjen përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

“Marrëveshja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, që ruan karakterin unitar të shtetit të Kosovës, që i adreson të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve një herë e përgjithmonë në mënyrë që dy vendet të rrugëtojnë drejt integrimit evropian.

Shpresoj që Qeveria dhe ekipi negociator kanë përgatitur planin e tyre dhe propozimet për emisarët për dialog që sot janë në Prishtinë.

KËSHILLË: Mbahuni fuqishëm në parimet që duhet të respektohen në negocimin e marrëveshjes. Mos bëni kompromis në qëllimet e dialogut, por gjeni modalitetet e nevojshme për arritjen e marrëveshjes. Koordinohuni me aleatët tanë! “, ka shkruar Hoti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit