Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar dorëhejqne e kryetarit të aktual të partisë, Lumir Abdixhiku.
Ai ka vlerësua se kur partia ka rezultate të dobëta në zgjedhje, atëherë duhen ndryshime.
Në një intervistë në ATV, Hoti ka vlerësuar se
“Është normale kur ke një rezultat të dobët zgjedhor të kërkohet të rishikohen gjerat. Të reformohemi nga brenda, t`i hyjmë procesit të ndryshimeve brenda partisë. Ta ridefinojmë komplet strukturën udhëheqëse të partisë dhe të dalim para qytetarëve të rifreskuar me ofertë të re politike”, ka thënë ai.
Sipas tij, deri tani LDK-ja nuk e ka bindur elektoratin e saj.
“Sepse është e qartë që atë që kemi ofruar dy herë vitin e kaluar dhe një herë sivjet, në tri palë zgjedhje, nuk ka qenë e mjaftueshme për të marrë besimin e qytetarëve dhe ne domosdo duhet t`i hyjmë këtij procesi” ka thënë ai.
Tutje, ai ka kërkuar reflektim nga lidershipi aktual i LDK-së.
“Tash, edhe nga kjo studio bëj ftesë që të gjithë personat që kanë përgjegjësi brenda LDK-së të sillen me përgjegjësi më të madhe karshi LDK-së si shtëpia politike më e vjetër në dhe karshi shtetit të Kosovës”, është shprehur Hoti.






