Hoti kërkon “Konventë të Pajtimit” në LDK: Vetëm një parti e bashkuar mund të fitojë besimin e qytetarëve

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar mbajtjen urgjente të një konvente të madhe të LDK-së, të cilën e ka cilësuar si “Konventë të Pajtimit”.

Hoti ka thënë se në këtë konventë duhet të përfshihen të gjitha strukturat dhe potenciali i LDK-së, përfshirë anëtarët e Kuvendit Qendror, Këshillin e Përgjithshëm, Grupin Parlamentar, kryetarët dhe kryesitë e degëve, anëtarët e LDK-së në kuvendet komunale, si dhe Forumet e Gruas dhe të Rinisë.

Sipas tij, konventa duhet të shërbejë si një moment i ri për LDK-në dhe të përcaktojë ekipin që do ta udhëheqë partinë drejt zgjedhjeve të ardhshme.

“Mbi të gjitha, KONVENTA duhet të ri-vendosë besimin e brendshëm, që është parakusht për unitet, punë ekipore dhe fitore”, ka shkruar Hoti.

Ai ka deklaruar se angazhohet për këtë konventë, duke theksuar se vetëm një LDK e bashkuar mund të fitojë besimin e qytetarëve.

“PAJTIM

Të ngjashme

Të fundit