Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me vazhdimin e procesit të dhënies me qira dhe shitjes së pronave nga Agjencia Kosova e Privatizimit.
Ish-kryeministri Hoti ka kujtuar premtimin e koalicionit qeverisës për shuarjen e AKP-së dhe kalimin e pronave të kësaj Agjencie në pronësi të Fondit Sovran.
“Jemi në fund të vitit të katërt. As nuk është krijuar Fondi Sovran e as nuk është në plan të shuhet AKP.Çfarë i thonë kësaj?A nuk është ky mashtrim?”, ka pyetur Hoti.
Postimi i plotë
AKP vazhdon ‘biznesin’ e saj të dhënies me qira dhe shitjes së pronave, në vend që të barten pronat e saj në Fondin Sovran siç është premtuar nga VV-Guxo
Po marr shkas të reagoj nga njoftimet e Agjencisë së Privatizimit për dhënie me qira dhe për shitje të pronave në gjithë Kosovën
Për rikujtim të qytetarëve: në programin e partisë në pushtet është e shkruar e zezë mbi të bardhë: “AKP do të shuhet dhe asetet e saj do i kalojnë në pronësi Fondit Sovran”.
Jemi në fund të vitit të katërt. As nuk është krijuar Fondi Sovran e as nuk është në plan të shuhet AKP.
Çfarë i thonë kësaj?
A nuk është ky mashtrim?
A nuk përbën dështim në realizimin e premtimeve?
Çfarë do t’u thonë qytetarëve kur të përballën me ta për të kërkuar votën e tyre në zgjedhjet e shkurtit 2025?