28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Hoti: Deklarimet e O’Brien duhet të merren më shumë shqetësim

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar paralajmërimet e ashpra të ndihmës-sekretarit Amerikan të Shtetit, James O’brien, ndaj Kosovës.

Hoti ka thënë se “marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në janë ekzistenciale” dhe se deklarimet e O’brien duhet të “merren me shumë shqetësim”.

Postimi i plotë:

Deklarimet e Ndihmës-sekretarit Amerikan të Shtetit duhet të merren me shumë shqetësim.

Marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në janë ekzistenciale. Kush nuk e kupton këtë nuk e meriton të jetë në krye të institucioneve.

Bartësit e institucioneve të vendit e kanë për obligim të mirëmbajnë këto marrëdhënie të pacenueshme.

Keq. Në prag të përvjetorit të pavarësisë, do të duhej të merrnim mesazhe urimi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit