Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka vlerësuar se mbledhja e mbrëmshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ishte tërësisht e panevojshme për Kosovën.
Në një postim në Facebook, Hoti ka theksuar se u dëshmua se mungesa e bashkërendimit të veprimeve tona me aleatët ka pasoja për Kosovën.
Deputeti i LDK-së ka kritikuar kryeministrn Kurti për “politikë të mbrapshtë ku çdo veprim shtetëror i nënshtrohet interesit elektoral momental të partisë në pushtet”.
POSTIMI I PLOTË:
Ballafaqimi në Këshillin e Sigurimit ishte totalisht i panevojshëm, joproduktiv dhe i dëmshëm për Kosovën.
U dëshmua qartësisht se mungesa e bashkërendimit të veprimeve tona me aleatët ka pasoja për Kosovën.
Mbrëmë ishte hera e parë që aleatët tanë kryesorë na kritikojnë në një diskutim të Këshillit të Sigurimit.
Kjo qajse e Qeverisë Kurti nuk i shërben integrimit euro-atlantik të Kosovës.
Është për keqardhje që veprimet e drejta të Kosovës, të cilat asnjë aleat nuk i konteston në aspektin kushtetues, të na kthehen si bumerang për shkak të politikës së mbrapshtë ku çdo veprim shtetëror i nënshtrohet interesit elektoral momental të partisë në pushtet.