Hoti akuzon Qeverinë Kurti për braktisjen e integrimit me Shqipërinë: Hekurudha Prishtinë-Durrës mbeti vetëm në deklarata

- Advertisement -

 

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka akuzuar Qeverinë e Kosovës që ka braktisur integrimin kombëtar me Shqipërinë.

Hoti i cili është kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e 7 Qershorit, tha se prej tre vitesh nuk është mbajtur asnjë mbledhje e përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, duke vlerësuar se kjo ka ndikuar negativisht në avancimin e bashkëpunimit ekonomik, arsimor, kulturor dhe shëndetësor ndërmjet dy vendeve.

Sipas tij, potenciali për integrim më të madh mes Kosovës dhe Shqipërisë ka mbetur i pashfrytëzuar për shkak të mungesës së vullnetit politik.

Hoti tha se ka ngecur edhe projekti i përbashkët hidroenergjetik mes dy vendeve, ndërsa kritikoi mungesën e hapave konkretë për krijimin e një tregu të përbashkët në bujqësi dhe për zhvillimin e strategjive të përbashkëta në turizëm, arsim dhe kulturë.

Ai veçoi si dështim mungesën e progresit në projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës, të cilin e cilësoi si një nga projektet më të rëndësishme strategjike për lidhjen e Kosovës me Shqipërinë.

“Pas pesë vitesh qeverisje, nuk ka asgjë konkrete. Nuk është vendosur asnjë metër binar. Projekti vazhdon të mbetet vetëm në deklarata dhe prezantime”, ka shkruar Hoti.

Shtohet 16% varësia nga produktet e huaja

 

Të ngjashme

Të fundit