28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Historike në FA Cup, vitin e ardhshëm aplikohet ndryshimi drastik në këtë kompeticion

- Advertisement -

Pikë kthese historike në FA Cup. Me një njoftim zyrtar për shtyp të publikuar në faqen e Federatës Angleze, duke filluar nga sezoni 2024/2025, do të ketë një risi. Në rast barazimi, në fund të 90 minutave të rregullta, ndeshja nuk do të riluhet më, por do të ketë kohë shtesë dhe ndoshta penalltitë, sipas rezultatit.

Kjo risi ndryshon në mënyrë drastike një traditë shekullore të kupës më të vjetër kombëtare me kërkesë të klubeve, për të pasur një kalendar më pak të ngjeshur. Por jo vetëm kaq.

Marrëveshja, që zgjat të paktën gjashtë vjet, parashikon që të gjitha raundet e FA Cup do të luhen në fundjavë dhe nga raundi i pestë e në vazhdim, me hyrjen e klubeve të divizionit të lartë, çdo ndeshje do të luhet në fundjavë, ndërsa Premier League do të jetë pushim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit