18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Historike, Liridon Kalenderi i pari në Shternberk

- Advertisement -

Ai është renditur i pari në garën e mbajtur në Shternberk të Çekisë, e vlefshme për Kampionatin Evropian, duke lënë prapa garues me shumë përvojë, që e kanë dominuar këtë sport për vite me radhë, shkruan Telegrafi.

Liridoni jo vetëm që doli i pari në Grupin 1 dhe në plasmanin e përgjithshëm, por ishte bindshëm më i shpejtë se përcjellësi më i afërt, Igor Stefanovski.

Kalendari punën më të madhe e kreu në vozitjen e pare, në të cilën në cak arriti për kohën fantastike prej 03:08.372 minuta, ndërsa në të dytën pati kohë prej 03:20.406, derisa Stefanofski pati kohë prej 03:15.037 dhe 03:31.443 minuta.

Në garën në Shternberk pjesëmarrës ishin edhe Valdet Kaçandolli e Përparim Dushi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit