3.1 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Historiani serb del me një propozim: Serbia ta negociojë me Brukselin anëtarësimin e saj në BE, Kosovës në këmbim t’i jepet karriga në OKB

- Advertisement -

Historiani Milan St. Protiq ka deklaruar se Serbia duhet të arrijë një marrëveshje me Bashkimin Evropian (BE), si negociatori kryesor për çështjen e Kosovës, për anëtarësimin e plotë në Union, dhe në këmbim të pajtohet për karrigen e Kosovës në Kombet e Bashkuara (OKB).

Ai në mediat serbe deklaroi se anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara nuk është çështje thelbësore për Serbinë, sikur që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, me një marrëveshje që nënkupton anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe pëlqimin për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, Serbia do të fitonte diçka që është thelbësore.

Protiq po ashtu theksoi se “për fat të keq, Kosova humbi përmes politikave katastrofike që datojnë që nga koha e Josip Broz Tito e më pas sidomos gjatë regjimit të Millosheviqit”.

Sipas tij, anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian varet nga zgjidhja për Kosovën, ndërsa thekson Unioni do të ishte garantues i mbrojtjes së të drejtave kolektive dhe individuale të serbëve në Kosovë.

“Unë mendoj se ajo që u arrit në Bruksel dhe Ohër nuk është në interes të Serbisë. Dhe a është në interes të Kosovës? “Ndoshta është,” tha Protiq, duke shtuar se kontaktet dhe përpjekjet për të arritur një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës deri më tani nuk kanë dhënë rezultat.

Ai nuk e sheh Asociacionin e Komunave Serbe si zgjidhje epokale, sepse “juridiksioni i tij është i kufizuar”.

Ai aktualisht nuk sheh asnjë rrezik konflikti në Kosovë, kryesisht për shkak se trupat e NATO-s janë të vendosura atje.

Ai shpreson se janë nxjerrë mësime nga koha e Sllobodan Millosheviqit, vuajtjet e asaj kohe, luftërat e humbura dhe imazhi negativ i Serbisë në botë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit