Komuna e Mitrovicës së Veriut ka njoftuar se ka hequr një kafiteri në këtë komunë e cila ishte e vendosur në hapësirë publike.
Sipas njoftimit, kafiteria në fjalë ndër vite ka zhvilluar aktivitetin ilegalisht.
Njoftimi:
Vazhdon lirimi i hapësirave publike.
Komuna e Mitrovicës Veriore po zbaton iniciativën për lirimin e hapësirave publike nga uzurpimi, duke ofruar ato për shfrytëzim të qytetarëve.
Hapësirat publike janë për shfrytëzim për qytetarët dhe për këtë edhe po vazhdon lirimi i tyre duke larguar çdo pengesë që cenon lëvizjen e lirë.
Sot ka përfunduar puna për largimin e kafiterisë e cila ndër vite ka zhvilluar aktivitetin ilegalisht dhe pa u ndërmarrë asnjë veprim nga zyrtarët e inspektoratit të qeverisjes së kaluar.
Edhe në ditët dhe javët në vijim do të ketë vazhdim të angazhimit komunal deri në lirimin e të gjitha hapësirave që pengojnë lëvizjen e lirë dhe rrezikojnë qytetarët.
Ftojmë afaristët të ndjekin procedurat ligjore për shfrytëzimin e hapësirave publike, aty ku nuk pengojnë lëvizjen e qytetarëve.
Falenderojmë qytetarët për bashkëpunimin me qeverisjen lokale dhe njëherit inkurajojmë që për çdo parregullësi që shohin në qytet, të informojnë organet komunale.