14.8 C
New York
Thursday, October 10, 2024

Buy now

Hill: Kërkojmë që sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës

- Advertisement -

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se sa i përket aktakuzës të ngritur nga autoritetet e Kosovës për sulmin e armatosur në Banjskë, shteti i tij avokon që sulmuesit të mbahen përgjegjës.

Ky qëndrim i Shteteve të Bashkuara, sipas tij, është i njohur prej kohësh.

“Pozicioni i ShBA-së në lidhje me Banjskën është i njohur, ne i kemi mbështetur përpjekjet për t’i mbajtur përgjegjës për ngjarjen në Banjskë dhe të njëjtit të japin llogari. Pozicioni i jonë është i njëjtë dhe nuk kemi pozicion të ri”, tha Hill në një konferencë për media.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) të mërkurën (11 shtator) ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë, për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, tentuan ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, me ç’rast si rezultat i dhunës së përdorur ka mbetur i vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku e u rrezikua jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe popullatës civile.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit