28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Hidhet shorti për gjysmëfinale të FA Cup: Manchester United shumë me fat

- Advertisement -

Është hedhur shorti i FA Cup për raundin e gjysmëfinaleve.

Manchester United eliminoi Liverpoolin në vazhdime me rezultat 4-3, në një ndeshje dramatike në çerekfinale.

Në anën tjetër, Chelsea e mposhti Leicester Cityn me rezultat 4-2, derisa edhe në Stamford Bridge pati një dramë të vërtetë.

Manchester City mposhti Neëcastle United me rezultat 2-0 për të kaluar në gjysmëfinale.

Ëolvesi u befasua nga Coventry, pasi pësoi humbje 3-2 në shtëpi.

Para pak çastesh u hodh shorti për gjysmëfinalet e FA Cup, aty ku Manchester United është tejet me fat.

Djajtë e Kuq do të përballen me Coventryn, duke shpresuar që të kalojnë lehtësisht në finale të turneut.

Në anën tjetër, derbi i gjysmëfinales do të jetë mes Manchester Cityt dhe Chelseat, derisa Citizens anë favorit në letër për të fituar këtë përballje, por edhe gjithë garën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit