Opinionistja Aida Dërguti ka thënë se kryeministri Albin Kurti, me gjasë do të qëllojë në burg në kohën kur duhet t’i merret dëshmia nga Prokuroria, pasi sipas tij, burgu është streha e sigurt e të parit të ekzekutivit qeveritar.
Në emisionin “Rubikon”, Dërguti po ashtu e quan hezitim të pakuptueshëm mos paraqitjen e Kurtit në Prokurori, transmeton Klankosova.tv.
“Kryeministri ftohet në cilësinë e dëshmitarit, të cilën së pari e bën publike, dhe më pas fillon të thotë se si nuk do të shkojë. Barazia para ligjit i garanton secilit që do të trajtohet në mënyrë të barabartë, pavarësisht pozicionit që ka. Në këtë rast, si dëshmitar, unë nuk jam duke e kuptuar gjithë këtë hezitim që të shkojë, e me bë gjithë këtë dramë, për një deklaratë që do të japë, përveç nëse ky njeri është mësuar zakonisht në furtunat e mëdha të fshihet në burg, e mos përsëri po do të qëllojë në burg në kohën e furtunave të mëdha, sepse ajo është streha e sigurt e tij”, tha ajo.