Hetuesit e IPK-së arrestuan një zyrtar policor të dyshuar për lëndim të lehtë trupor dhe kanosje

- Advertisement -

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar sot një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të lëndimit të lehtë trupor dhe kanosjes.

Arrestimi i zyrtarit të Stacionit Policor Kllokot, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, është bërë në kuadër të autorizimeve ligjore të Inspektoratit Policor të Kosovës pas zhvillimit të veprimeve hetimore fillestare.

Incidenti në të cilin është përfshirë si i dyshuar zyrtari policor raportohet të ketë ndodhur sot në orët e paradites ne fshatin Podgorcë, Komuna e Vitisë.

Bazuar në veprimet hetimore dhe informacionet e grumbulluara deri në këtë fazë dyshohet se zyrtari policor e ka kanosur dhe e ka sulmuar një qytetar me mjet të fortë si rezultat i të cilit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse si pjesë e masave administrative dhe në interes të procedurës hetimore IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tij.

Të ngjashme

Të fundit