6 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Hetemi mohon kthimin e Miletiqit në komunë, sqaron situatën

- Advertisement -

Është raportuar për kthimin në punë të ish-nënkryetarës së Leposaviqit, Dragana Miletiq, e cila ishte shkarkuar nga kjo pozitë nën dyshimin e kishte konsumuar drogë brenda objektit të komunës.

Lidhur me rastin për Klankosova.tv është prononcuar kryetari Lulzim Hetemi.

Hetemi mohoi kthimin në komunë të Miletiqit.

Ai ka sqaruar situatën se si është puna.

“Jo, në komunë nuk është kthyer. As këmba si ka shkelur asnjëherë prej momentit që e kemi shkarkuar, e dini ju për çka. Ajo ka kërkuar disa herë të takohet me mua, por unë s’kam pranuar”, tha Hetemi për Klankosova.tv

“Ajo ka qenë duke punuar në Mirëqenien Sociale, si infermiere apo nuk e di saktë se çka. Domethënë i ka trajtuar njerëzit e moshuar dhe ata me nevojat e veçanta. Dhe, në momentin që ajo u emërua si nënkryetare, ajo nuk kishte dhënë dorëheqje nga kjo punë, domethënë ka qenë në rrogë”, tha ai.

“Unë nuk e di aty a ia ka filluar punës apo jo? Se nuk kam informacion lidhur me këtë. Për të ju mund t’i merrni raportet e pagave edhe nga Thesari, nëse ju interesojnë”, theksoi i pari i Leposaviqit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit