16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Hetemi kërkon që KFOR-i të largohet nga objekti i komunës së Leposaviqit, thotë se situata është e qetë

- Advertisement -

Ka gjashtë muaj që kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, jeton brenda ndërtesës së komunës. Ai thotë se do të vazhdojë të mbetet aty, derisa largimin nuk ia kërkon shteti i Kosovës, përkatësisht qeveria dhe kryeministri Albin Kurti.

Në një intervistë për RTK, Hetemi ka kërkuar që KFOR-i të largohet nga objekti i komunës sepse konsideron se situata është e qetë.

Hetemi tha se kur hyri në komunë në muajin maj, përveç kaosit, nuk gjeti asnjë punëtor të administratës. Por tani, sipas tij, gjërat kanë ndryshuar.

Ai thotë se tash ka 13 Drejtori, 7 drejtohen nga serbët e 6 nga shqiptarët.

“Këta janë punëtorë të rinj të administratës, janë serbë të Leposaviqit”, tha Lulzim Hetemi.

Ai e ka konfirmuar se përveç qeverisë dhe kryeministrit Kurti, të gjithë ia kanë kërkuar dorëheqjen.

“Respekt për amerikanët e respekt për miqtë tanë ndërkombëtarë”, tha ai.

Hetemi tregon se është i gatshëm menjëherë të largohet nga zyra, me kushtin që në këtë pozitë të vijë një kryetar që njeh dhe respekton shtetin e Kosovës./RTK/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit