28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Hetemi e Uglanin thonë se peticioni për largimin e kryetarëve po bëhet me shantazhe e po ndikohet nga Lista Serbe

- Advertisement -

Kryetari i Leposaviqit, Lulëzim Hetemi, ka thënë se peticioni për shkarkimin e kryetarëve në veri po ndikohet nga Lista Serbe.

Hetemi paralajmëroi se në rast se mblidhen nënshkrimet e nevojshme që do të çonin në shkarkimin e tij, ai nuk do të hyjë më garës për kreun e Leposaviqit.

“Është i ndikuar, e dimë edhe më herët që janë ndikuar, këtu ka pasur protesta të dhunshme para pesë apo gjashtë muaj, të gjitha janë kanë të organizuar nga kriminelët dhe Listës Serbe”, tha ai për RTK.

Në lidhje me peticionin për largimin e kryetarëve në veri ka folur edhe kryesuesi i kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanin, i cili tha se peticioni në këtë mënyrë është jodemokratik, pasi po bëhet me presione e shantazhe.

“Ne, sipas Udhëzimit Administrativ kemi kryer obligimet tona ligjore. Sot ne kemi qenë në vëzhgim në terren ku është mbajtur peticioni, kemi parë që është në mënyrë organizative, nën hije nën organizim të peticionit është Lista Serbe dhe Igor Simiqit. Ata po shkojnë në mënyrë jodemokratike. Ne sipas bisedave kemi parë se qytetarët, ata janë shantazhuar”, tha ai.

Uglanin bëri me dije se sipas informatave që kanë nesër do të dalin shërbyesit civil, punëtorët e spitalit të veriut, ndërsa shtoi se do të bëjë raport se mënyra e organizimit të peticionit ka qenë jodemokratike.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit