21.5 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Heqja e vizave për serbët e Kosovës, Musliu-Shoshi: Fraza e Kadri Veselit se “Albin Kurti do ta sjellë Serbinë në Kosovë” nuk është më veç një parashikim fatkeq

- Advertisement -

Deputetja e radhës, Ariana Musliu-Shoshi, e ka përsëritur thënien e ish-kryetarit, Kadri Veseli, në kuvendin e Kosovës se “Albin Kurti do ta sjellë Serbinë në Kosovë”.

Musliu-Shoshi ka thënë Qeveria e Kosovës me mungesë kompentence ka mundësuar “Ndërhyrjen në sovranitetin e shtetit”, me vendimin e ri të BE-së për të njohur pasaportat e qytetarëve serbë në Kosovë, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Fraza e kryetarit Kadri Veseli, thënë në parlamentin e Kosovës se “Albin Kurti do ta sjellë Serbinë në Kosovë” nuk është më veç një parashikim fatkeq për shkak të njohjeve të Veselit.

Me vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për të njohur pasaportat ilegale të Serbisë që i lëshon për serbët e Kosovës, ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë, tashmë kemi të bëjmë me një fakt.

Qeveria e Kosovës, me politika anti-kombëtare dhe mungesë të skajshme kompetence ka mundësuar, thënë edhe nga vetë ata, “ndërhyrje në sovranitet të shtetit”.

Nuk ka më kohë, kjo qeveri duhet të ndalet me çdokush.

Dëmet janë çdo ditë e më të pariparueshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit