10.8 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Hedhja e nxënësit nga kati i dytë, drejtoresha: Nuk pati asnjë problem në shkollë

- Advertisement -

Drejtoresha e shkollës “Asdreni”, në Pejë, Agime Lajqi, ka folur në lidhje me rastin e hedhjes së nxënësit nga kati i dytë.

Lajqi tha se ky është një rast i ndjeshëm për shkollën, teksa shtoi se nuk kanë informacion se çka e ka shty nxënësin që të hedhet

“Ky rast është ndjeshëm për shkollën, për nxënësit, kanë kaluar një ditë shumë të vështirë, është ndër ngjarjet më të vështira që kemi përjetuar sot”, tha drejtoresha në Klan Kosova.

“Me rastin është duke u marrë policia, teksa nuk ka pasur asnjë problem, asnjë incident që e ka detyruar që djali të hedhet nga dritarja”.

“Në radhë të parë urojmë që djali të merr veten dhe pastaj ta trajtojmë ngjarjen si rast, se çka e ka shty për ta bërë një gjë të tillë”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit