Haziri: Xhandarmëria si term te shqiptarët është irritues – premtim elektoral

- Advertisement -

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se paralajmërimi i Qeverisë në detyrë për nisjen e procedurave për krijimin e Xhandarmërisë së Policisë së Kosovës, është për fushatë elektorale.

Ai ka thënë se ky term është irritues  për shqiptarët, duke ju referuar se një njësit të tillë e ka pas edhe Serbia gjatë pushtimit në Kosovë.

Haziri në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë se Xhandarmeria nuk mund të bëhet pa u bë FSK, Forcë e Armatosur e Kosovës.

“Kjo është tendencë e re, Xhandarmeria si term të shqiptarët është irritues, unë e di,  si mandat francezët e kanë, s’po dua me përmend emra të shteteve tjera që kanë. Pa e qua ne FSK-në, te Forcat e Armatosura, xhandarmeria nuk mundet me u bë. Është premtim elektoral. Kur ta mbërrin Kosova statusin dhe të pranohet se ka Forca të Armatosura, ku hynë ushtria-armata, xhandarmeria- ky mandat, policia – ky mandat”, ka thënë Haziri në emisioin “Këndi i Debatit” në Tëvë1

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ditë më parë bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin për themelimin e grupit punues i cili do të bëj analizimin dhe propozimin e modaliteteve për funksionimin e Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës, si Agjencion i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Nga KFOR-i kanë thënë se po i përcjellin deklarimet për këtë çështje.

Ndërsa, nga ambasada amerikane në Kosovë kanë thënë se presin që plani i Qeverisë në detyrë të Kosovës për themelimin e Xhandarmërisë të jetë “në përputhje me zotimet e saj për ruajtjen e paqes dhe sigurisë”.

Të ngjashme

Të fundit