5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Haziri: Urën e Ibrit ne e kemi bërë të kalueshme për njerëzit

- Advertisement -

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se Urën e Ibrit e kanë hapur ata, e tani ka mbetur të lirohet vetëm lëvizja e lirë e automjeteve.

Lidhur me këtë, Haziri shton se LDK-ja nuk merr pjesë në vallëzimin e kryeministrit Albin Kurti, për të fituar me “dhunë” besimin e qytetarëve serbë në veri të vendit.

“Vetëvendosja po thërret opozitën dhe LDK-në për t’i pyetur se a do te lind dielli nesër në mëngjes,. Unë iu sigurojë që dielli nesër do të lind, dhe do të perëndojë pasdite, dhe çështja me lumin Ibër, brutalisht shpjegimi më i afërt është që ne lumin Ibër e kemi bërë të kalueshëm për njerëzit, e kemi rindërtuar dhe pas studimit teknik e kemi bërë ndërtimin e asaj ure, i kemi larguar telat me gjemba nga ajo urë, kemi larguar kontrollet fizike të forcave mbi atë urë, i kemi larguar thasët me rërë dhe gjithë ato pengesa fizike që KFOR-i ka mbajt mbi lumin Ibër”, deklaroi nënkryetari i LDK-së.

“Ka mbetur edhe një hap me e bë, të lirohet për automjete dhe të integrohet në qytetin e Mitrovicës. Por kjo bëhet me besim. Besimi nuk blihet. Me njësi speciale nuk lirohet. Nuk marrim pjesë në vallëzimin e zotit Kurti, me aparat të dhunës, të fitojmë besimin e qytetarëve serb në veri”.

Po ashtu, Haziri shton se LDK-ja nuk bie në gropën që sipas tij, Kurti po do t’i fus ata me opozitë.

“’A po bie dielli në sabah, apo muzgu pasdite’, kësi deklarata të tilla, budallallëqe të tilla politike, në një vend i cili është duke ndërtuar demokraci, me të vërtetë është e tepërt të debatohet”.

“Ky narracion i ndërtuar nga zoti Kurti, që në Kosovë nuk ka opozitë, që nuk po bëhet opozitë, që nuk po deklarohet opozita, është ftesë për të rënë në gropën e tij politike. Nuk e kemi ndërmend ne si LDK të biem në atë gropë politike, sepse ne bëjmë opozitën sipas kulturës, mentalitetit politik që LDK-ja ka vlera dhe ne nuk ndryshojmë”, tha Haziri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit