Haziri tha se pret reflektim nga të gjitha partitë politike, në mënyrë që procesi të përmbyllet në mënyrë dinjitoze.
“Ky ligj ka afat një muaj të përfundojë si proces në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ne do të presim të reflektojnë të gjithë bashkë dhe ta përfundojmë dinjitetshëm këtë betejë që e kemi me Gjykatën Speciale, që të përfundojë ky tregim dhe përplasjet politike”, deklaroi Haziri






