13.4 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Haziri: Turqinë e Berlinin i kanë vizituar edhe qeveritë e kaluara, moti nuk kemi pas vizitë në Shtëpinë e Bardhë

- Advertisement -

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar vizitat e krerëve të institucioneve të Kosovës, për të cilat tha se nuk kanë arritur diçka të re kundër qeverive të kaluara.

Haziri në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se ka kohë që nuk është bërë asnjë vizitë në Shtëpinë e Bardhë.

“Më thuaj në mandat të ri diçka të re që ke bo prej qeverive të kaluara. A ke prodhu diçka të re. A ke arrit si politikë e jashtme si Qeveri me përballu at agjendë të qeverive të kaluara. Me shku me vizitu presidentin e Turqisë me ceremoni madhështore perandorake e kanë bërë të gjithë presidentët e Kosovës. Me shku me vizitu Berlinin edhe Brukselin e kanë bo të gjithë presidentët e kryeministrat e Kosovës. Por moti kohë nuk ka pas vizitë në Shtëpinë e Bardhë”, tha Haziri.

Sipas tij, kjo qeveri nuk ka asnjë dallim nga qeveritë e kaluara.

“Atëherë cila është arsyeja me thonë që na kena arrit në këtë politikë të caktume sektoriale me u dallu nga qeveritë e kalume, për një qëllim? Nuk ka asnjë lloj dallimi, progresi apo rezultati që e dallon apo e kalon epokën 14 vjeçare të qeverive të ndryshme që ne i kemi pas”, tha Haziri.

Nënkryetari i LDK-së madje përmendi edhe presidentin historik Ibrahim Rugova, për të cilin tha se ka pas takime në qendrat kryesore të botës.

“Ende në formatin e Ibrahim Rugovës nuk ka mujt me arrit askush, përkundër që jemi shtet sovran….Ka pas takime në qendrat kryesore të botës, prej shtëpisë së bardhe e Vatikanti, deri te Parisi, Brukseli, Roma e shtetet kryesore. Ka ra kjo formulë në politikën e jashtme”, shtoi Haziri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit