Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar zhvillimet më të fundit në arenën ndërkombëtare dhe impaktin e tyre në Ballkanin Perëndimor. Ndër të tjera, Haziri ka vlerësuar “rolin kritik” të kryeministrit Rama në dialogun Kosovë-Serbi.
“Tashmë formati i dialogut në Ballkanin Perëndimor, ku prioriteti i parë është Kosova dhe Serbia, nuk është vetëm nën kujdesin e treshes së BE-së Scholc-Macron-Meloni, por edhe kryeministri Rama nga regjioni ynë ka marr rol kritik. Kjo ka rëndësi të madhe dhe duhet t’i gëzohemi”, ka shkruar Haziri mes tjerash.