Haziri refuzon të komentojë deponimin e nënshkrimeve për nismën për shkarkim të Abdixhikut

- Advertisement -

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka refuzuar të komentojë dorëzimin e nënshkrimeve të anëtarëve të kësaj partie për nismën e shkarkimit të LDK’së, Lumir Abdixhiku.

I pyetur për të komentuar këtë situatë nga gazetarët, Haziri s’u përgjigj derisa hynte në zyrat e partisë.

Delegatët e LDK-së i kanë dorëzuar në zyrën qendrore të partisë nënshkrimet e nevojshme për thirrjen Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë për shkarkimin e Abdixhikut.

Nënshkrimet u dorëzuan nga Armend Zemaj e Florian Dushi.

Të ngjashme

Të fundit