Nënkryetari i Lidhjes Demkratike të Kosovës, Lutfi Haziri, duke folur para gazetarëve tha se LDK-ja nuk ka qëllim të ndërtojë bashkëqeverisje me Vetëvendosjen, siç ishte oferta e fundit e dërguar nga Albin Kurti me një letër drejtuar Lumir Abdixhikut.
Referuar deklarimeve të djeshme të Kurtit në Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes se zgjedja e organeve të Kuvendit të Ksovës dhe Qeverisë së Kosovës, Haziri tha se janë “procese të lidhura”.
“Nuk kemi qëllim për me ndërtu bashkëqeverisje siç na e kanë ofru”, tha Haziri.