Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kritikuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) si në nivel lokal, ashtu edhe në atë qendror.
I ftuar në emisionin “DPT Te Fidani”, Haziri komentoi edhe tubimet zgjedhore në Gjilan, duke pretenduar se LVV-ja kishte tentuar të tërhiqte më shumë pjesëmarrës duke e lidhur aktivitetin e saj me transmetimin e finales së Ligës së Kampionëve.
“Pak ditë më herët ka qenë edhe Kurti me Vetëvendosjen, prej orës 18:00 kur është luajtur finalja mes Arsenalit dhe PSG-së, janë munduar me ribrendu edhe me atraktu njerëz me shku në tubim, me birra, me skarë edhe me shku me pa futboll – nuk kanë dalë njerëzit. Tubim me pa finalen edhe pastaj me dalë Kurti me folë. Në ora 21:00 e kanë fillu takimin. Gjilanasit besojnë deri në pikën kur ta kthejnë shpinën totalisht, pastaj reagojnë, a ka ardhur koha nuk e di”, theksoi nënkryetari i LDK-së.
Haziri tha se reagimi i qytetarëve të Gjilanit ndaj qeverisjes aktuale do të shihet në procesin zgjedhor, duke vlerësuar se mbështetja e tyre ka kufij dhe se pakënaqësitë mund të reflektohen në votë.






