Në lidhje me këtë kërkesë të kryeministrit, ka folur për “Gazeta Blic”, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Haziri tha Kosova ka patur proces të ndarë të integrimit me dialogun por se marrëveshja e Ohrit dhe ajo e Brukselit e dërgojnë Kosovën në një proces të kushtëzuar falë dështimeve të Kurtit.

“Asgjë që ka kërkuar nuk është realizuar. Kosova ka pas proces të ndarë te Dialogut me integrimet Europiane por Serbia ka qenë e kushtëzuar për njohjen e Kosovës, kufijve të saj.”

“Marrëveshja e 18 Marsit në Ohër dhe korniza e marrëveshjes së 28 shkurtit në Bruksel e dërgoi Kosovën në një proces të kushtëzuar falë dështimit të zotit Kurti” deklaroi Haziri

Ai tutje shtoi se ka patur një ‘dështimi epokal’ në procesin e dialogut dhe se për këtë arsye Kurti vazhdon me politikat populliste.