Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se një krizë zgjedhore ka qenë e paralajmëruar gjatë fushatës zgjedhore, që kulmoi me 9 shkurt.
Haziri tha se ‘Kurti se thotë është procedurale zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, pasdite takohet me kreun e Nismës, Fatmir Limaj për marrëveshje politike’.
“Sepse është legjitime me zgjedh format dhe metodë të fushatës negative, zaten nuk duhet me u befasu që ka ofendu me çdo term, sepse tash e 20 vjet e ka bë njëjtë. Sepse Kurti ka qëllim. Qëllimi i tij është kështu: Sot ai e ka marrë parimin, edhe, edhe. Nuk mundesh edhe procedurë edhe marrëveshje politike, nuk funksionon kjo punë”.
“Zoti Kurti paradite thotë është procedurale zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, pasdite takohet me zotin Fatmir Limaj me bë marrëveshje politike. Në mesnatë thirre deputetë me ia votu Kuvendin dhe Qeverinë”, vijoi tutje ai.
ipas tij, Kurti nuk e ka mbajtur fjalën dhe për një muaj rresht, përgjatë fushatës, e ka ofenduar LDK-në.
Në emisionin “DPT te Fidani”, Haziri tha se LDK-ja është aset i Republikës dhe kjo, siç deklaron ai, nuk është trup për t’u thënë.
“Na njohin neve ata. Edhe me iu thënë, edhe me të denigruar publikisht, edhe me të lënduar edhe me bashkëpunuar, nuk shkon. Kurti nuk njeh sinqeritet në politikë. Politika nuk është veç interes, por edhe besim, kemi vuajtur nga mirëbesimi në qeverisje. Kemi bashkëpunuar me të gjithë, kemi qeverisur bashkë, edhe jemi nda, e kemi pas rivalitete të ashpra, ka munguar një mirëbesim në qeverisje. Kurti nuk e ka mbajtur fjalën. Ka thënë LDK është mizë, është kështu, është ashtu, një muaj. LDK është aset i kësaj Republike, nuk është marre të thuhet”.
“Ky keq, ai keq, çka? Kurtit ia kam kërkuar publikisht të dalë para varrit të Rugovës me rënë në gjunjë sepse është i vetmi që s’ka rënë në gjunjë, dhe ka dalë ka bërë humor të zi në tavolinë, dhe ka ardh koha kur unë e kam parë që ka rënë në gjunjë para varrit të Rugovës”, deklaroi Haziri.