7.9 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Haziri në Gjilan: LDK do të jetë opozitë agresive e këtij pushteti

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, ka mbajtur sot konferencë për medie në selinë e partisë në këtë qytet.

Para medieve, kryetari Haziri tregoi se tashmë LDK në Gjilan dhe në gjithë Kosovën është në proces zgjedhor.

Ai ftoi të gjithë anëtarët tashmë të regjistruar të partisë të marrin pjesë në këtë proces, dhe inkurajoi të rinjtë e të rejat të jenë pjesë e vendimmarrjes në partinë tonë, duke shfrytëzuar të drejtën e tyre për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur.

“Në anën tjetër, zhvillimet në Komunën e Gjilanit kanë qenë të befasishme, por gjithashtu edhe të pritshme nga ana jonë. Kjo për shkak se koalicioni i ndërtuar VV-PDK në Gjilan, nuk ishte ndërtuar në bazë të një programi për Gjilanin e zhvilluar, por për interesa personale e partiake.

Dalja e PDK-së nga koalicioni dhe deklaratat e tyre pas daljes nga ky koalicion, tregojnë se mundësia për të bashkëpunuar me të parin e ekzekutivit për të mirën e përbashkët publike ka qenë minimale apo s’ka ekzistuar fare” tha Haziri.

Ai shtoi se LDK vazhdon të mbetet opozitë, deri në fund të mandatit.

“Edhe njëherë para jush, konfirmoj qëndrimin e LDK-së se jemi opozitarë deri në fund të këtij mandati, duke mos shprehur gatishmërinë për bashkëqeverisje me partinë në pushtet.

LDK do të jetë opozitë agresive e këtij pushteti që projektet tona po i konsideron si të huajat.

14 këshilltarët tanë pasqyrojnë shumicën e qytetarëve në Kuvendin Komunal, dhe presim që ky besim qytetar të respektohet nga Kryesuesi i Kuvendit, duke liruar pozitën e të parit të Kuvendit që me legjitimitet i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në të kundërtën, LDK gjatë javës së ardhshme do të fillojë me procedurat e nevojshme për marrjen e mandatit që i takon, në koordinim me partnerët tanë opozitarë dhe partinë e sapo dalur në opozitë.

Gatishmëria jonë për të kontribuar në një bashkëpunim që do të sjellte politika të mira e zhvillimore për komunën nuk ka munguar asnjëherë, por gjithmonë në bazë të parimeve të demokracisë, ligjshmërisë dhe politikave të mira për qytetarët,” shtoi Haziri.

14 këshilltarët e LDK-së do të takohen dhe gjatë javës që po vjen do dalin me gjetjet dhe rekomandimet e tyre për situatën e krijuar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit