11.6 C
New York
Tuesday, November 12, 2024

Buy now

Haziri: Kulmi dështimit të diplomacisë kosovare mos anëtarësimi i Kosovës në KiE

- Advertisement -

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e konsideron të dështuar udhëheqjen e diplomacisë kosovare gjatë mandatit qeverisës të Qeverisë Kurti, e si pikë kulminante të dështimit e sheh mos anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

”Mbi të gjitha dështimi ka kulmu në Këshillin e Ministrave të KiE, mos arritja që mos me arrite me votu anëtarësimin e Kosovës në KiE, në një situatë kur është pritë dhe kishte ardhur një situatë e jashtëzakonshme, përkundër që diplomacia parlamentare, ku partitë politike, veçanti LDK-ja ka pasur rol të rëndësishëm’’ thotë Haziri.

Haziri, thotë se pjesë e dështimeve është edhe kryqëzimi i mardhënieve të Kosovës me aleatët e saj siç janë SHBA dhe NATO.

‘’Ndërsa pjesë e këtyre dështimeve janë marrëdhëniet e kryqëzuara me aleatët tanë si me SHBA-në dhe NATO-n’’ shprehet ai.

Dyshi i LDK-së, potencon se për këto vite Kosova nuk ka pasur asnjë njohje e asnjë anëtarësim rajonal.

‘’Nuk kemi asnjë njohje, nuk kemi asnjë anëtarësim regjional, e për tjerat mos të flasim që janë mekanizmat politik”potencoj Haziri për FrontOnline.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit