2.3 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Haziri: Krenar për Kosovën demokratike, por frika është se a po shkojmë në degradim?

- Advertisement -

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është shprehur se pavarësisht se Kosova për pak kohë është zhvilluar shumë si shtet demokrat, frika se mund të shkojë në degradim ekziston.

Në emisionin “Oxygen” në Klan Kosova, Haziri thotë se partia në pushtet nuk respekton pavarëinë e institucioneve, duke dhënë edhe shembuj lidhur me këtë pretendim të tij.

Ai pati edhe disa pyetje me spec.

“Mungesa e një demokracie të kultivuar, jam i vetëdijshëm që jemi që pak vite në liri, e edhe më pak vite që jemi të pavarur, jemi duke u zhvilluar si demokraci, stadin që e kemi mbërri ne mundemi me qenë krenarë, por frika është se a po shkojmë në degradim?”, tha Haziri.

“A është Kosova sot më demokratike se para katër vjetëve? Çka nënkupton demokracia? Demokracia është ndarja e pushtetit. Nuk respektohet pavarësia e institucioneve. Nëse i ndërtojmë tri shtylla të pushtetit, ku Kuvendi i Republikës është organi më i lartë kushtetues, sepse është përfaqësimi i popullit dhe salla plenare ka sovranitet, sepse përfaqëson sovranitetin e Republikës, ata janë organi që bën balancën. Në mesin e tyre është presidenca, ajo që garanton mekanizimin rregullues, që jep siguri juridike. Cila është siguria juridike për qytetarin? Që gazetari nuk ndiqet nga hijet e pushtetit. Sot gazetarët në mediat e pavarura në tavolinë nuk bëni kompromis. Kur Prokurori i Shtetit nuk është në detyrë, shteti është pa kryeprokuror”.

“Këshilli Prokurorial e ka çuar një emër, i cili nuk i ka pëlqyer kryeministrit, dhe del në Kuvend, para deputetëve thotë ‘nëse mua nuk më pëlqen, nuk kalon”’.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit