Haziri: Kjo sonte me lehtësi të padurueshme ishte tentim i rrënimit të rendit kushtetues

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje me dy këmbë e ka shkelur Kushtetutën.

Ai tha se sonte me lehtësi të padurueshme kjo ishte tentim  rrënimit të rendit kushtetues.

Ai tha se ky proces duhet të shpallet i dështuar.

Postimi i plotë:

Me lehtësi të padurueshme, VV shkeli me dy këmbë Kushtetutën.

Për të satën herë, VV e shkeli me dy këmbë Kushtetutën. Sonte me lehtësi të padurueshme. Ky ishte një tentim i rrënimit të rendit kushtetues.

Republika duhet me pasë gardianë. Deputetët janë të pamjaftushem që të jenë gardianët e vetëm.

Ajo që ndodhi sonte, është e gabuar, politikisht e papërgjegjshme dhe juridikisht e paqëndrueshme. Nuk mund të ndërtohen institucionet mbi shkeljen e Kushtetutës.

Pas përfundimit të këtij votimi, ky proces duhet të shpallet i dështuar.

Të ngjashme

Të fundit