Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritkuar Qeverinë Kurti për disa projekt infrastrukturore, përfshirë edhe rrugën Prishtinë-Gjilan.
“Nuk len nënkalim me u ba te rruga ‘Agim Ramadani’. Nuk len mbikalim me u ba te Pallati i Rinisë”, ka thënë Haziri në Rubikon të Klan Kosovës.
“Nuk e le rrugën në Veternik me depërtu në drejtim të Gjilanit. Badocin na e ka ba rrugën e gjarpnit neve, a e ke pa? Për autostradën e Gjilanit dhe të Gjakovës, thotë ministri: Po pritoj me folë”. – ka thënë ai.