27.8 C
New York
Wednesday, July 15, 2026

Buy now

Haxhiu u jep kohë partive për konsulta: Ka kohë deri më 7 gusht për seancë

- Advertisement -

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do të thërras seancën konstituive brenda afateve kushtetuese.

Kështu kanë deklaruar nga zyra e saj për RTV21.

Ajo ka thënë se afati për mbajtjen e seancës konstituive mbaron me 7 gusht.

‘’U.D. Presidentja Haxhiu do ta thërrasë seancën konstituive të Kuvendit brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë. Kushtetuta përcakton që seanca konstituive e Kuvendit thirret nga Presidenti/tja brenda 30 ditësh nga shpallja zyrtare e rezultateve të zgjedhjeve. Në rastin konkret, ky afat përfundon më 7 gusht”, thuhet në përgjigje.

Sipas përgjigjes u.d presidentja Haxhiu u ka dhënë kohë partive politike që të zhvillojnë konstimet për një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit.

“Duke pasur parasysh që afati për zgjedhjen e Presidentit është 60 ditë dhe fillon nga dita e konstituimit të Kuvendit, U.D. Presidentja Haxhiu vlerëson se partive politike duhet t’u lihet koha dhe hapësira e nevojshme për bisedime dhe për arritjen e marrëveshjes që i duhet vendit për zgjedhjen e presidentit.U.D. Presidentja po vepron brenda kompetencave dhe afateve kushtetuese, duke synuar që Kuvendi i ri të konstituohet me një perspektivë reale për krijimin e institucioneve dhe për shmangien e një bllokade tjetër.’’, thuhet në përgjigje.

Të ngjashme

Të fundit