Haxhiu takon sot partitë politike për datën e zgjedhjeve

- Advertisement -

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë sot (e enjte) një takim konsultativ me përfaqësues të partive politike për të diskutuar caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në njoftimin e publikuar nga Zyra për Media e Presidencës bëhet e ditur se, takimi do të mbahet në orën 15:00.

“Në orën 15:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu pret në takim konsultativ partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar përfaqësuesit e partive politike.

Haxhiu ka afat prej dhjetë ditësh për të caktuar datën e zgjedhjeve, ndërsa si opsione për mbajtjen e tyre përmenden 31 maji dhe 7 qershori.

 

Të ngjashme

Të fundit