11.3 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Haxhiu, studentëve të UP-së: Faleminderit që po e vendosni Kosovën në hartat e suksesit

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët u renditen të tretët në botë në garë me afro 400 universitete të botës.

Haxhiu tha se kjo është një fitore e jashtëzakonshme për studentët e UP-së, të cilët sipas saj, treguan aftësi dhe talent në fushën e drejtësisë ndërkombëtare.

“Në garën Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot, ata shkëlqyen duke hyrë në top treshen më të mirë në botë”

“Me më shumë se 400 universitete të përfshira në garë, kjo pozicionon ekipin tonë në një nivel të lartë, duke lënë pas universitete të shumta prestigjioze botërore”.

“Dea, Morea, Ariana, Melisa, Noli dhe Rea na bënë krenarë të gjithëve. Ata na treguan edhe njëherë potencialin që ka rinia jonë. Ata janë shembulli më i mirë i përkushtimit, punës së palodhur dhe talentit bashkë me trajnerët e tyre të palodhshëm, të cilët i përgëzoj po ashtu”, shkroi Haxhiu.

Tutje, Haxhiu tha se performancë fantastike, ekipi ka treguar që në garat përgatitore, teksa i falënderoi ata që e vendosën Kosovën në hartat e suksesit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit