-4.5 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Haxhiu: Retorika për luftë i largon investitorët e huaj, procesi i dialogut me Serbinë të përfundojë me njohje reciproke

- Advertisement -

Haxhiu: Retorika për luftë i largon investitorët e huaj, procesi i dialogut me Serbinë të përfundojë me njohje reciprok

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se retorika e përditshme e krerëve të shtetit për kërcënimet e mundshme nga Serbia, largojnë investitorët e huaj. Prandaj, e konsideron jetike përmbylljen e marrëveshjes me shtetin serb, raporton Ekonomia Online.

Gjatë takimit të Komisionit për Shëndetësi me delegacionin gjerman, Haxhiu ka thënë se ikja e qytetarëve ndodh për shkak të varfërisë, andaj konsideron se që paqja arrihet me një njohje reciproke.

“Kur jemi më i varfër në Evropë, është normale që njerëzit të ikin nga një vend të varfër, si mundemi me e ndalë këtë, vetëm me zhvillim ekonomik. Kur ka zhvillim ekonomik, atëherë qytetarët nuk ikin sepse krijojnë kushte më të mira. Zhvillimi ekonomik vjen me investime dhe me mbështetje të partnerëve dhe të miqve, por nëse çdo ditë lajmi kryesor është potencial kërcënimi që vjen nga Serbia dhe retorika e përditshme politike është për luftën, atëherë investitorët nuk mundën me ardh sepse ata dëshirojnë siguri”.

“Prandaj na nevojitet që procesi i dialogut me Serbinë të përfundojë me njohje reciproke, për të kaluar në atë që është një fqinjësi normale, duke qenë se kam qenë edhe pjesëtar i UÇK-së dhe konsideroj që çështjen e luftës e kemi përfunduar në vitin 1999 me Serbinë dhe neve na nevojitet paqja që mundë të realizohet përmes procesit të dialogut por që kjo të jetë me një njohje reciproke, dhe të na hap rrugën e perspektivës evropiane”, u shpreh Haxhiu. /

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit