17.5 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Haxhiu: Pushteti po ikë nga përgjegjësia për Trustin nën sqetullën e FMN-së

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se pushteti po bënë përpjekje që të ikë nga përgjegjësia duke u thirrur në raportin e FMN-së se tërheqja e Trustit është e gabuar.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se Pushteti nën sqetullën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, po bënë përpjekje të ikë nga përgjegjësia qeverisëse dhe nga kërkesat legjitime të popullit, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,
Pushteti nën sqetullën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, po bënë përpjekje të ikë nga përgjegjësia qeverisëse dhe nga kërkesat legjitime të popullit!
Pa koment servilosja e pushtetit ndaj ndërkombëtarëve, kundër qytetarëve!

Për mua është shumë me rëndësi kërkesa e qytetarëve, sepse FMN-ja qeveritarët dhe deputetët qëndrojnë mirë ekonomikisht.Me pasojat e krizës ekonomike dhe inflacionin po përballen qytetarët.
Ne jemi të zgjedhur nga vet qytetarët dhe jo nga FMN-ja prandaj edhe jemi zëri i tyre në Kuvend.

Mos rritja e pagave, mbështetja për shtrenjtim të energjisë elektrike kur kemi rritje të çmimeve të konsumit të përditshme ditorë dhe kundërshtimi me forcë për tërheqjen e Trustit, s’ke si e vlerëson ndryshe përveç deklaratë politike joprofesionale.
Deri dikun edhe e kuptueshme për ta, por jo për qytetarët kur 1 miliard e 734 milionë të Trustit janë të investuara jashtë Kosovës.

P.S.
Ministri i financave Hekuran Murati po krekoset për ndarjen e 100 eurove nga Qeveria.
Bile, paska deklaruar se “ka vërejtur një gjallëri në markete”…,
Po me tërheqjen e Trustit sa do të jetë gjallëria në markete?

Kjo vërteton kërkesën emergjente të qytetarëve për tërheqjen e Trustit, pasi gjendja e tyre ekonomike është rënduar shumë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit