Haxhiu priti në takim përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës

- Advertisement -

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës, me të cilat diskutoi për përparësitë e agjendës gjinore parlamentare, hartimin e ligjeve nga perspektiva gjinore dhe fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit në zbatimin e tyre.

 

Në takim Kryetarja Haxhiu shprehu vullnetin dhe përkushtimin për të çuar gjatë kësaj legjislature më tej këtë agjendë, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e grave, duke u siguruar që barazia gjinore të zërë vendin që i takon në punën dhe vendimmarrjen e Kuvendit.

 

“E çmoj veçanërisht punën shumëvjeçare të Rrjetit dhe të 106 organizatave anëtare, si dhe këmbënguljen për t’i kthyer të drejtat e garantuara me ligj në të drejta që gëzohen në jetën e përditshme”, theksoi Kryetarja e Kuvendit.

Të ngjashme

Të fundit